E themeluar nga Dr. Arbërore Nora Zymberi, e vetmja subspecialiste në Mjekësinë Fetale në vend, e trajnuar për vite nga Prof. Kypros Nicolaides në King’s College Hospital dhe e akredituar nga Fetal Medicine Foundation (FMF), Londër (FMF ID: 76500). Standarde ndërkombëtare në diagnostikimin dhe menaxhimin e shëndetit të fetusit nga ekspertë të mjekësisë fetale. Kujdes i specializuar për nënën dhe beben në çdo fazë të shtatzënisë.

Shërbime të specializuara prenatale sipas standardeve të Fetal Medicine Foundation (FMF). Me teknologji moderne dhe ekspertizë të certifikuar, sigurojmë diagnostikim të saktë, vlerësim të detajuar të zhvillimit të fetusit dhe kujdes profesional për nënën dhe foshnjën. Shërbime gjinekologjie dhe infertiliteti, duke krijuar një qasje gjithëpërfshirëse për shëndetin riprodhues dhe një shtatzëni të sigurt e të qartë në çdo hap.
Të gjitha shërbimetEkipi ynë përbëhet nga profesionistë të përkushtuar që ofrojnë kujdes bashkëkohor dhe të sigurt, të bazuar në standarde ndërkombëtare. Me ekspertizë në mjekësinë fetale, obstetrikë, gjinekologji, shërbimet prenatale dhe trajtimin e infertilitetit, si dhe trajnim të avancuar në diagnostikë prenatale, ekokardiografi fetale dhe procedura të tjera të specializuara, stafi ynë punon së bashku për të mbështetur nënat dhe familjet gjatë çdo etape të shtatzënisë.


Në Qendrën e Mjekësisë Fetale, ne besojmë se çdo shtatzëni meriton vëmendje të veçantë dhe kujdes të personalizuar. Me një ekip specialistësh të kualifikuar në mjekësinë fetale, obstetrikë dhe diagnostikë prenatale, ofrojmë shërbime të bazuara në prova shkencore që garantojnë siguri dhe qetësi për nënën dhe foshnjën.Ne përdorim teknologjitë më të avancuara për zbulimin e hershëm të anomalive, ndjekjen e zhvillimit fetal dhe monitorimin e shtatzënisë me rrezik të lartë. Çdo paciente trajtohet me kujdes, respekt dhe përkushtim të plotë, duke u siguruar që çdo vendim mjekësor të jetë i informuar dhe i përshtatur ndaj nevojave të saj unike.
Në këtë hapësirë gjeni artikuj edukativë, intervista dhe paraqitje mediatike nga Qendra e Mjekësisë Fetale dhe Dr. Arbërore Nora Zymberi. Informacione të besueshme dhe të përditësuara për shëndetin e nënës dhe bebes.
Shiko të gjitha