Dr. Arbërore Nora Zymberi

Ballina + Ekipi +
Dr. Arbërore Nora Zymberi

Dr. Arbërore Nora Zymberi

Specialiste e Obstetrikës & Gjinekologjisë | Eksperte në Mjekësinë Fetale dhe Infertilitet (IVF)

Profili Profesional

Specialiste e përkushtuar dhe me trajnim të lartë ndërkombëtar në Obstetrikë dhe Gjinekologji, me mbi 20 vite përvojë klinike.

Eksperte me subspecializim në Mjekësinë Fetale dhe Infertilitet (IVF), veçanërisht në:

  • Procedura invazive prenatale (CVS, amniocentezë, shunt-e fetale dhe lazer)
  • Fekondim In Vitro (IVF)
  • Menaxhimin e shtatzënive me rrezik të lartë
  • Detektimin e anomalive fetale

E trajnuar drejtpërdrejt nga disa prej emrave më të njohur të mjekësisë fetale dhe riprodhuese në botë:

  • Prof. Dr. Kypros Nicolaides – themelues i Mjekësisë Fetale në botë
  • Prof. Asim Kurjak (Kroaci & Katar) – themelues i Ian Donald Iner-University School of Medical Ultrasound, pionier në ultrasonografinë obstetrike dhe gjinekologjike
  • Prof. Giovanni Monni – figurë qendrore e perinatologjisë italiane dhe ndër ekspertët kryesorë evropianë në CVS, amniocentezë dhe fetoterapi
  • Prof. Giuseppina Cau – një nga figurat më eminente të mjekësisë riprodhuese dhe IVF në Itali
  • Prof. Petra De Sutter (Belgjikë) – eksperte e njohur në Evropë për IVF, embriologji dhe kirurgji riprodhuese (reproductive surgery)

Edukimi, Trajnimet Subspecialistike dhe Fellowship-et

  • Mjeke e Përgjithshme (MD), Universiteti i Sarajevës, Bosnje e Hercegovinë, diplomuar me sukses të shkëlqyeshëm (9.4).
  • Specialiste në Obstetrikë dhe Gjinekologji – Hamad Medical Corporation, Weill Cornell University Hospital, Katar (2003–2009).
  • Master në Ekografi – mentor Prof. Asim Kurjak, Universiteti i Zagrebit, spitali Sveti Duh (2004–2005).
  • Diploma në Mjekësinë Fetale – mentor Prof. Kypros Nicolaides, King’s College Hospital, Londër, FMF ID: 76500 (2009–2012).
  • Certifikatë në Ekokardiografi Fetale – mentorë Prof. Lindsey Allan dhe Prof. Vita Zidere, King’s College Hospital, Londër (2009–2012).
  • Master në Procedura Invasive Prenatale – Trajnim praktik 1-vjeçar në CVS dhe amniocentezë, mentor Prof. Giovanni Monni, Microcitemico Hospital, Cagliari, Itali (2016–2017).
  • Diplomë në IVF/OPU – mentor Prof. Giovanni Monni, Microcitemico Hospital, Cagliari, Itali (2016–2017).
  • Trajnim në IVF – mentor Prof. Petra De Sutter, Universiteti UZ-Ghent, Belgjikë (2017).
  • Certifikatë në Infertilitet – mentor Dr. K.K. Gonipathan, Indi (2019).
  • Certifikatë në Laparoskopi dhe Histeroskopi të avancuar – mentor Dr. P.G. Paul, Indi (2019).‍
  • Certifikatë në Neurosonografi Fetale – mentorë Prof. Gustavo Malinger, Izrael dhe Dr. R. Gupta, Indi (2023).

Përvoja Profesionale

  • Mjeke e Përgjithshme – Spitali GAK, Sarajevë, BiH (2000–2002)
  • Specialiste, Asociat Klinik – Hamad Medical Corporation, Katar (2003–2009)
  • Asociate Klinike & Mësimdhënëse – Weill Cornell Medical College, Katar (2003–2009)
  • Fellowship në ultrazërin e mjekësisë klinike - Universiteti i Zagrebit, Kroaci (2009–2010)
  • Konsulente Nderi në Mjekësinë Fetale – Hygeia Hospital, Tiranë (2012–2014)
  • Konsulente në Mësimdhënie Pasuniversitare – Abu Dhabi, UAE (2013–2015)
  • Fellowship në Diagnostikë Invazive Prenatale – Microcitemico Hospital, Itali (2016–2017)
  • Konsulente në Mjekësinë Fetale & OBGYN – Qendra e Mjekësisë Fetale, Prishtinë (Shefe Departamenti – në vazhdim)

Certifikata dhe Kurse

  • FMF – Ekografi dhe Screening Fetal - King’s College Hospital, Londër
  • Ekokardiografi Fetale - King’s College Hospital, Londër
  • Studime Doppler & Ekografi Cervikale - King’s College Hospital, Londër
  • Neurosonografi - Izrael & Indi
  • Terapi Fetale - Indi & Malajzi
  • Ekografi Gjinekologjike & Obstetrike - Universiteti i Zagrebit, Kroaci
  • Kirurgji Laparoskopike - Paul’s Hospital, Indi
  • Infertilitet - CIMAR Fertility Centre, Indi
  • OPU dhe testet invazive në perinatologji - Microcitemico Hospital, Itali
  • Ekografi Gjiri & Ndërhyrje - Amrita Hospital, Indi
  • ALSO - Hamad Medical Corporation, Katar

Anëtarësime Profesionale

  • Fetal Medicine Foundation (FMF)
  • International Society for Ultrasound in Obstetrics and Gynecology (ISUOG)
  • Oda e Mjekëve të Kosovës
  • Shoqata e Gjinekologëve të Kosovës
  • Shoqata e Gjinekologëve të Shqipërisë
  • European Society of Human Reproduction and Embryology (ESHRE)
  • American Society for Reproductive Medicine (ASRM)

Aftësi dhe Kompetenca

  • Ekografi e avancuar fetale (neurosonografi, Doppler, screening kardiak)
  • Screening-u për Down Syndrome dhe çrregullime kromozomale
  • Morfologji fetale
  • Screening-u cervikal për lindje para kohe
  • Marrje e Villusit Korial (CVS) & Amniocentezë
  • Ovum Pick-Up (OPU) dhe menaxhim i infertilitetit (IVF)
  • Kirurgji riprodhuese
  • Mësimdhënie pasuniversitare
  • Komunikim shumëgjuhësh dhe bashkëpunim ndërkombëtar