

E themeluar nga Dr. Arbërore Nora Zymberi dhe e akredituar nga Fetal Medicine Foundation (FMF), Londër. Standarde ndërkombëtare në diagnostikim nga specialistë të mjekësisë fetale. Kujdes i specializuar për nënën dhe beben në çdo fazë të shtatzënisë.
Misioni ynë është të ofrojmë kujdes të personalizuar dhe cilësor në fushën e mjekësisë fetale, duke mbështetur nënat dhe familjet që të kenë një shtatzëni të shëndetshme dhe të sigurt, si dhe të sjellin në jetë foshnja të shëndetshme e të lumtura.

Vizioni ynë është të jemi qendra udhëheqëse në mjekësinë fetale, duke kombinuar përvojën profesionale me teknologjinë më të avancuar për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për nënat dhe foshnjat, në çdo hap të udhëtimit të tyre drejt lindjes.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të përkushtuar që ofrojnë kujdes bashkëkohor dhe të sigurt, të bazuar në standarde ndërkombëtare. Me ekspertizë në mjekësinë fetale, obstetrikë, gjinekologji, shërbimet prenatale dhe trajtimin e infertilitetit, si dhe trajnim të avancuar në diagnostikë prenatale, ekokardiografi fetale dhe procedura të tjera të specializuara, stafi ynë punon së bashku për të mbështetur nënat dhe familjet gjatë çdo etape të shtatzënisë.