Sabina Hajredini

Ballina + Ekipi +
Sabina Hajredini

Sabina Hajredini

Mami | Asistente në Mjekësinë Fetale

Profili Profesional

Sabina Hajredini është mami e licencuar, me përvojë të gjatë në asistencën e mjekësisë fetale, shërbimet obstetrikale, gjinekologjike dhe në kujdesin prenatal.

Ajo është pjesë e ekipit të Qendrës së Mjekësisë Fetale që nga viti 2017, ku ka shërbyer si asistente e Dr. Arbërore Nora Zymberi, dhe është trajnuar drejtpërdrejt prej saj.

Sabina njihet për komunikimin e ngrohtë, qasjen e kujdesshme dhe aftësinë për t’u ofruar pacienteve mbështetje profesionale gjatë çdo faze të shtatzënisë.

Përvoja Profesionale

  • Mami & Asistente në Mjekësinë Fetale – Qendra e Mjekësisë Fetale, Prishtinë (2017 – vazhdim)
  • Mami – Klinika Gjermane e Gruas (DFK), Prishtinë (2016 - 2017)

Edukimi

  • Master në Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore - Kolegji Heimerer
  • Bachelor në Mami – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Infermierisë dhe Mamive

Aftësi Profesionale

  • ‍Asistencë në ekzaminime fetale të avancuara, gjinekologjike dhe obstetrike.
  • Përgatitjen dhe mbështetjen e pacienteve gjatë vizitave prenatale.
  • Protokollet e mjekësisë fetale sipas standardeve ndërkombëtare.
  • Marrjen e anamnezës dhe të dhënave klinike.
  • Matjet rutinë të shtatzënisë (tensioni, pesha, vlerësime standarde).
  • Menaxhimin e rrjedhës së punës dhe organizimin e vizitave.
  • Edukimin e grave shtatzëna për kujdesin para dhe gjatë shtatzënisë.
  • Komunikim të vazhdueshëm dhe empatik me pacientet.
  • Punë bashkëpunuese me ekipin e mjekësisë fetale.

‍

‍

‍

‍

‍